Gjeloshaj: Deçiqi kampion, me menaxhim të mirë të komunës

0

Edhe zyrtarisht KF Deçiq, themelues i të cilit është komuna e Tuzit, nga sezoni i ri do te luej në ligën superiore të Malit të Zi.

Kur ne muarëm në menaxhim, Deçiqi ishte pothuajse në ligën e tretë. Ish pushtetarët e kishin sjellur në humnerë në çdo aspekt. Në ditën e sotme, KF Deçiqi është kampion, mbas një periudhe të shkurtër që ne e muarën në menaxhim.

Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi u dëshmuan në vepra. Siç e dini janë duke u ndërtuar ndriçimi me vlerë 600 mi euro, kurse nga shtatori presim nisjen e ndërtimit të tribunave, investim milionash…

Një falenderim të madh për djemat që djersën e fundit e harxhuan në fushë për këtë klub dhe mundësuan këtë sukses.Falenderim të madh edhe për familjen Dreshaj që ndihmuan dhe mbeshtën fuqishëm klubin tonë dhe kryetarin e klubit Pal Dreshaj.

Urime dhe vazhdojmë me suksese në ligën e parë!

Nik Gjeloshaj

error: Të drejtat e rezervuara !!