Në dhjetë ditët e ardhshme, vendimi për mënyrën e daljes së shqiptarëve në zgjedhje

0

Genci Nimanbegu nga Forca deklaroi se janë duke zhvilluar bisedime brenda në parti, por edhe me përfaqësuesit politikë shqiptarë, dhe pritet që mënyra e daljes në zgjedhje do të vendoset në dhjetë ditët e ardhshme.

Me koalicionin e Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, përfundimisht ka pushuar së ekzistuari koalicioni i deritanishëm ”Shqiptarët e Vendosur” – Forca – UDSH – ASH, i cili ka arritur një sërë suksesesh në arritjen e qëllimeve politike, tha Nimanbegu.

Ai gjithashtu tha se partia e tij “pranon me kënaqësi ftesën e fundit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi që të gjitha partitë shqiptare të dalin bashkë në zgjedhje”.

“Ne ftesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve e kuptojmë si një thirrje të përgjegjshme të Kryetarit t të Këshillit dhe e pranojmë me kënaqësi,” tha Nimanbegu për Pobjeda./Malësia.ME/  

error: Të drejtat e rezervuara !!