Gjeloshaj: Së shpejti hapja e zyrës për bashkëpunim me diasporë

0

Të nderuar qytetarë,

Të dashur mërgimtarë,

Siç kemi paralajmëruar kohë më parë, një ndër idetë kryesore për funksionalizimin e mirëfillitë të Komunës së Tuzit, është edhe institucionalizimi i marrëdhenieve me diasporën tonë. Duke ditur rrolin e rëndësishëm të mërgatës sonë, shumë shpejt Komuna e Tuzit do të bëjë hapjen e zyrës për bashkëpunim me diasporë.

Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është bashkëpunimi sa më i mirë dhe i kontakteve sa më të shpeshta si dhe implementimin në projekte që kanë për qëllim involvimin e diasporës në jetën socio-ekonomike të vendit tonë.
Komuna e Tuzit, është dyerhapur për të gjithë qytetarët, për të gjitha nevojat dhe interesat e tyre. Në veçanti, për bashkëvendësit tonë që punojnë e jetojnë në mërgim. Sidomos, në këtë periudhë të vitit kur në trevën e Malësisë qendron një numër i konsideruar i mërgimtarëve nga këto treva, pasi ata, pikërisht në këtë kohë vizitojnë vendlindjen, të afërmit dhe të njohurit e vet.

Andaj, në shenjë mirënjohjeje për të gjithë kontributin e dhënë, dyert e vetëqeverisjes lokale në Tuz, janë të hapura për të gjithë mergimtarët tonë, në çdo kohë.

Mirë se vini!

Me respket,
Nik Gjeloshaj

error: Të drejtat e rezervuara !!