Ujkaj: Podgorica nuk mund të shesë pronën pa miratimin e Komunës së Tuzit

0

Kuvedi i Kryeqytetit është i detyruar që me shkresë ti drejtohet Komunës së Tuzit dhe të kërkojë miratimin për shitjen e pronave, tha Prël Ujkaj, këshilltar i Alternativës Shqiptare në Kuvendin e Kryeqytetit Podgorica.

Ai në seancën e korrikut të Kuvendit të Kryeqytetit, propozoi që tri pikat në lidhje me shitjen e pasurisë të tërhiqen nga rendi i ditës, pasi në vijim është procesi i ndarjes së kufijve mes komunës së sapoformuar të Tuzit dhe Podgoricës.

“Duke e ditur që në vijim është faza e demarkacionit dhe ndarja e pasurisë midis Kryeqytetit dhe Tuzit, Kuvendi i Kryeqytetit ishte i detyruar që me shkresë ti drejtohet komunës së Tuzit dhe të kërkonte pëlqimin për shitjen e parcelave dhe pronave, por, sipas informacioneve të mija nga komuna e Tuzit, ata nuk e kanë bërë këtë. Mendoj se në këtë situatë ishte përpjekja për të bërë të ditur se vetëm Tuzi ndahet nga Podgorica, por jo edhe Podgorica nga Tuzi.

Vetë fjala ndarje e pasurisë midis dy komunave nënkupton barazinë e të drejtave të të dy palëve në këtë proces. Duke shikuar ligjërisht, çdo pronë e Podgoricës dhe Tuzit është pronë e përbashkët, kështu që në Kuvendin e Kryeqytetit nuk mund të shitet pa pëlqimin tonë asgjë që është e përbashkët me komunën e Tuzit, “, tha Ujkaj për Dan.

Ai theksoi se shpreson, që për hir të funksionimit të të dy komunave, komisioni i formurë, në një afatë sa më të shpejtë do të përfundojë punën që morën përsipër për ndarjen e drejtë të pronave dhe kufijve midis dy komunave.

“Kam besim se anëtarët e Komisionit për ndarjen e kufijve të Komunës së Tuzit do ta përfundojnë me sukses këtë proces.

Qëndrmi im është që nga faktet historike dhe gjeografikisht dihet se cili është territori dhe prona e secilës komunë, por mbetet të shihet rezultati i marrëveshjeve për disa ndërmarrje të caktuara siç janë ”Deponija”, ”Plantazhet” … të cilat janë kapital i vlefshëm, e kryesisht gjenden në territor të komunës së Tuzit, “deklaroi Ujkaj. /Malësia.ME/AntonGjokaj/

error: Të drejtat e rezervuara !!