Fitore e madhe, Kosova mund Çekinë dhe kryeson grupin A

0

Kosova ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Çekisë në ndeshjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke “rrëmbyer” vendin e par në grup.

Ndonëse me mungesat të shumta e rëndësishme mes tyre edhe Rashicës dhe Zenelit, “dardanët” lanë zemrën në fushë duke përmbysur kundërshtarët.

Ishin çekët që kaluan në epërsi në minutën e 16’, ku Patrik Shik nuk fali brenda zonës dhe me një goditje preçize dërgoi topin në rrjetë.

Festa e kundërshtarëve zgjati pak pasi katër minuta më vonë barazoi shifrat Muriqi, që gjeti rrugën e rrjetës pas pasimit të Rashanit. Me shifrat e barabarta 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën “dardanët” do të hidheshin në sulm duke kërkuar edhe golin e fitores që do të vinte në minutën e 66-të të ndeshjes. Ishte Mërgim Vojvoda që ndezi festën në stadiumin “Fadil Vokrri” pas një goditjeje në zonë që la të shtangur portierin Vaclik.

Ndeshja e sotme ishte me tepër rëndësi për Kosovën pasi Çekia konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në Europian. Vlen për t’u theksuar fakti që kjo është ndeshja e 15-të që Kosova nuk pëson humbje, çka na bën të besojmë se “dardanët” do të kenë një të ardhme të ndritur.

Fotografia e Emin HAXHI
error: Të drejtat e rezervuara !!