Kryetari i KKSH-së, Faik Nika uron Albin Kurti për fitoren

0

Urime Kosovë!

Në Republikën e Kosovës dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, model për të gjithë rajonin, pse jo dhe Evropën.

Liderët e subjekteve politike në garë pranuan verdiktin e sovranit pa ngurrim e alibi për hile, shembull i jashtëzakonshëm për vendet e Ballkanit, tregues i pjekurisë politike të liderëve.

Kosova, shteti më i ri në Ballkan dhe Evropë, dje përmes procesit të votimeve na dha një leksion të jashtëzakonshëm të qytetarisë, lirisë dhe vlerave demokratike perëndimore.

Sipas të dhënave paraprake, fitues i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje!, e kryesuar nga z. Albin Kurti, fitore e cila urojmë të përkthehet në qeverisje të mirë, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, mirëqenie dhe lëvizje të lirë për qytetarët në vendet e BE-së.

Urime Vetëvendosje!

Urime Albin Kurti

Kosovë, t’u priftë e mbara!

error: Të drejtat e rezervuara !!