Veseli refuzoi Kosovën katër herë,i bashkohet Shqipërisë

0

Trajneri i Kombetares Shqiptare Gianni De Biasi i ka dërguar ftesë zyrtare mbrojtësit të Luganos, Federik Veseli.

Burime të Telegrafit kanë konfirmuar se Veseli ka pranuar ftesën që të luaj me Shqipërinë, pikërisht ndaj Kosovës që e ka ftuar që nga dita e parë djaloshin 22-vjeçar që ka pas rënie drastike në karrierën e tij.Fillimisht pjesë e grupmoshave të dy skuadrave Manchester City e Manchester United, por tani asgjë mirë për të, duke kaluar nëpër ligat e ulëta të Anglisë me skuadrat si Bury e Port Vale.

Veseli ishte kontaktuar disa herë nga përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku, duke i premtuar këtij të fundit se do ta pranonte ftesën, mirëpo një gjë e tillë asnjëherë nuk ndodhi, transmeton Telegrafi.Pas refuzimit të Kosovës, Federiku që aktivizohet tek skuadra e Luganos do të luaj pikërisht ndaj vendlindjes së tij por me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sigurisht që deri tek ky vendim ka ndikuar edhe kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, por djaloshi me njëfarë mënyre ‘tradhtoi’, Kosovën duke i premtuar katër herë se do të grumbullohet dhe në momentet e fundit duke mos u përgjigjur në telefon.

E mira e kësaj ‘tradhtie’, është që Veseli do të luaj për me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe jo të ndonjë përfaqësuese tjetër. /Telegrafi/

error: Të drejtat e rezervuara !!