Pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-së

0

Pesë shqiptarë kanë dalë fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.

Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.

Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.

Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill, shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.

Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia.

Vetëm disa orë më shumë derisa të mbylleshin sondazhet, këshilltari për bashkinë e Livonia në Michigan, Rob Gjonaj – Donovic, është shpallur fitues. Duke u bërë shqiptari i parë në historinë e emigracionit nga ky shtetet që zgjidhet në një post të lart publik.

Votuesit thanë se me republikanët në Këshillin Bashkiak, Livonia do të përmirësohet .

Donovic është kandidati më i ri në këshillin e Bashkisë Livonia dhe në SHBA. Edhe pse është i ri, ai ka shërbyer në forcat e armatosura dhe si oficer rezervë i policisë. Ai tha se ishte rritur për të qenë një shërbëtor i komunitetit si djali i një familje emigrantësh.

“Unë dua të shërbej,” tha ai. “Në cdofarë mënyrë më e mirë për mua t’i kthehem komunitetit që i kam dhënë fjalën, familjes time që e kam mbi gjithçka që më edukojë dhe mësojë të shërbejmë dhe përfaqësojmë me dinjitet, me punë të palodhur dhe me integritet?”

Donoviç ka thën, se fokusi i tij kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik, siguria publike dhe përmirësimi i komunitetit të Livonia – Michigan.

Ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut.

error: Të drejtat e rezervuara !!