Mali i Zi synon t’i bashkohet KFOR-it në Kosovë

0

Mali i Zi është në pritje të miratimit të NATO-s për bashkëngjitje me trupat e KFOR-it në Kosovë, pasi ky shtet ka shprehur dëshirën për bashkëngjitje, mëson BIRN-i, transmeton lajmi.net

Disa burime nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se qeveria ka paraqitur kërkesën e saj te NATO-ja për të dërguar ushtarë në Kosovë, përpara se Podgorica të ketë marrë ftesën për t’u bashkuar me aleancën javën e kaluar.

“Vendimi i aleancës perëndimore ushtarake pritet të jepet shumë shpejt”,i ka thënë BIRN-it një Zyrtar i Lartë nga ministria e jashtme.

Mali i Zi planifikon dërgojë disa ushtarë, ka konfirmuar ministria e mbrojtjes, në akordim me kapacitetin e saj nga 2 mijë ushtarë të armatosur rëndë.

Edhe pse Mali i Zi ka marrë pjesë në disa misione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe misionin e prirë nga NATO-ja të Operacioneve të Forcave Asistuese Ndërkombëtare për Siguri në Afganistan, ata nuk kanë dërguar asnjëherë njësite ushtarake në Kosovë për shkak të situatës së komplikuar politike.Një pjesë e madhe e malazezëve, rreth një e treta e popullsisë, deklarohen si serb dhe akoma kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, e cila ishte njohur nga Podgorica në vitin 2008.

Serbët në Malin e Zi thonë se Kosova është provincë e Serbisë. Kosova dhe Mali i Zi kanë stabilizuar marrëdhëniet diplomatike në vitin 2010 por Podgorica ende ka vetëm një person të ngarkuar në Prishtinë dhe jo ambasador, shkruan Balkaninsight, transmeton lajmi.net

NATO-ja ka misionin e saj për paqe-ruajtje në Kosovë që nga vitin 1999, duke mbështetur përpjekjet e gjëra ndërkombëtare për ndërtimin e paqes the stabilitetit në rajon.

KFOR-i ishte vendosur pas kampanjës 78 ditore bombarduese ndaj ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq dhe regjimit të tij, e cila është bërë me qëllim për ndalimin e dhunës në Kosovë.Objektivet origjinale të KFOR-it kanë qenë që të pengojë ripërtrirjen e armiqësisë, stabilizojë një mjedis të sigurt dhe të realizojë sigurinë publike dhe rendin, të çarmatosë UÇK-në, të mbështesë organizatat humanitare ndërkombëtare dhe të koordinohet me prezencën e shoqërisë civile ndërkombëtare.

Deri tash, Kroacia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia e cila ka kontribuar me ushtarë për KFOR-in. Zagrebi kishte dërguar ushtarët e parë në vitin 2009.

error: Të drejtat e rezervuara !!