Mogherini: E kam mërzi kur jam në Prishtinë dhe nuk mund ta quaj Kosovën shtet (Video)

0

Delegacioni për dialog i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Famir Limaj sot janë takuar me Federica Mogherini, përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian.

Mogherini i ka thënë delegacionit kosovar se ekziston një klimë në Kosovë dhe Serbi për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“…se a do të merreni vesh apo jo, kjo varet nga ju”, ka thënë Mogherini gjatë takimit, fjalë këto që i ka përcjell Shpend Ahmeti në Info Magazine.

“Ne e kemi dëshirën që t’ju ndërmjetësojmë, por nuk ju përzihemi se për çka merreni vesh”.

Madje diplomatja e BE-së ka thënë se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjasin pafundësisht.

“Mogherini sot tha: unë e kam shumë mërzi kur vij në Prishtinë dhe nuk mund të them ky shtet – e kam problem pasi unë përfaqësojë 28 shtet dhe pesë shtet nuk e kanë njohur Kosovën – kjo është e qartë se nuk mund të zgjasë kështu tërë kohën”, tregon kështu Ahmeti momente nga takimi me Mogherinin.

error: Të drejtat e rezervuara !!