Cakaj në Podgoricë: Fitorja e Partive Shqiptare e merituar

0

Ministrit Gent Cakaj, gjatë konferencës për shtyp në Podgoricë me homologun malazez, Srgjan Darmanoviq foli edhe për fitorën e Partive Shqiptare në Tuz.

Gazetarja: Si e komentoni përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare gjatë festimeve në Tuz, pas zgjedhjeve lokale?

Ministri Cakaj: Ne kemi mbështetur koalicionin e partive shqiptare në Tuz dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitoren e tyre. Qasja jonë është natyrisht e kujdesit për pakicat ashtu siç e diskutuam edhe me Ministrin që kemi nevojë që bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërshtetëror ta përkthejmë në një frymë gjithnjë e më pozitive në nivel ndërkomunitar.

Do takohemi sot edhe me parti të tjera shqiptare me këtë rast do t’u ofrojmë gatishmërinë e plotë për bashkëpunimin tonë dhe konsiderojmë që fitorja e tyre ka qenë skajshmërisht e merituar dhe mbase është një shembull inkurajues për domosdoshmërinë e ndërtimit të unitetit të faktorit shqiptar.

error: Të drejtat e rezervuara !!