Gjukanoviq priti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj

0

Në kuadër të vizitës në Mal te Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipëris, Gent Cakaj zhvilloi, të premten takim edhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq shprehu kënaqësinë për mundësinë e takimit me z. Cakaj gjatë vizitës së tij në vendet e rajonit, i cili konfirmon më tej cilësinë e lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dialogut ndërshtetëror, bilateral dhe në fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ndërsa Cakaj u shpehë se Shqipëria vlerëson kontributin e Presidentit Gjukanoviq në rrugëtimin euro-atlantik të Malit të Zi, çka njëkohësisht përfaqëson edhe kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Vizita në Podgoricë është moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh të përbashkët për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi arritjet në rrafshin e bashkëpunimit dypalësh me Malin e Zi si një model për forcimin e ndërveprimit rajonal dhe u ndal mbi rolin thelbësor të shqiptarëve në vendin fqinj, duke i konsideruar ata si përcaktues në përparimin euro-atlantik të Malit të Zi.

Theks të veçantë gjatë vizitës së tij Ministri Cakaj vuri edhe në thellimin e marrëdhënieve tregtare të cilat do të kenë një vëmendje të posaçme në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, sikundër dhe zbatimi i angazhimeve të ndërmarra në kuadër të zhvillimit ekonomik të brezit ndërkufitar.


error: Të drejtat e rezervuara !!