Ministri i Jashtëm Gent Cakaj në Podgoricë takim me Genci Nimanbegu

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërsë Gent Cakaj qëndroi sot për vizit në Mal të Zi.

Cakaj gjatë vizitës u takua edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegun ku u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë si “marrëdhënie të shkëlqyeshme, pa çështje të hapura, por gjithmonë me mundësi të përmirësimit”.

Në takimin e hapur dhe miqësor nënkryetari i Kuvendit e njoftoi ministrin Cakaj me skenën politike të Malit të Zi, para së gjithash lidhur me rastin e bojkotit të dytë të opozitës, i bindur se vendi i vetëm për zhvillimin e dialogu politik është pikërisht Kuvendi.

“Konfliktet e brendshme politike që i jetojmë sot në të dy shtetet janë sfida të demokracisë, por gjithnjë japin një shpresë së do të zgjidhen në të mirën e qytetarëve. Ne si shqiptarë në Malin e Zi tentojmë që mos të krijojmë probleme të tepërta që do të rëndonin pozicionet edhe ashtu diametralisht të kundërta të pozitës dhe opozitës, gjithmonë të përkushtuar maksimalisht për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi. Por, gjithsesi jemi të angazhuar plotësisht për forcimin e institucioneve shtetërore,” tha Nimanbegu.

Rezultat slika za gent cakaj genci nimanbegu

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj vlerësoi lart pozitën e Malit të Zi si lider rajonal në integrimet në BE dhe shprehu bindjen se nga Mali i Zi do të kenë përkrahje për integrimet e vonuara të Shqipërisë.

Lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, bashkëbiseduesit ndërruan mendimet e veta për rolin proaktiv, e madje edhe si obligim kushtetues të Shqipërisë në këtë drejtim.

Ministri në Detyrë uroi nënkryetarin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e para në komunën e Tuzit duke shprehur bindjen e vet se rezultatet nuk do të mungojnë as më vonë drejt përparimit të komunës së Tuzit në një komunë të zhvilluar.

U shqyrtuan edhe çështjet e bashkëpunimit të Shqipërisë me Malin e Zi e veçanërisht me shqiptarët në planin e arsimit, kulturës etj.

Në fund, bashkëbiseduesit u pajtuan se takimet e tilla të të gjitha niveleve të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shumë frytdhënëse dhe inkurajuese edhe për shqiptarët e Malit të Zi.

error: Të drejtat e rezervuara !!