Faik Nika: Përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, është një nga sfidat me të rëndësishme për shqiptarët në Malin e Zi

0

Nga Faik Nika:

Përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, është një nga sfidat me të rëndësishme për shqiptarët në Malin e Zi, në këtë kuadër edhe për Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve si institucion përfaqësues.

  1. PËRFAQËSIMI I PAKICËS SHQIPTARE NË ORGANET E ADMINISTRATES PUBLIKE

Mbase nga konferenca nuk do të mësojmë shumë më shumë nga cfarë dimë për përfaqësimin e shqiptarëve në organet e administratës publike, për shkak të mungesës së të dhënave preçize nga të gjitha institucionet publike në Malin e Zi, mirpo kjo konferencë do të ndikojë gjithsesi në ndërgjegjsimin dhe promovimin e kësaj problemtike, zgjimi  e interesit për tu marrë me këtë çështje me seriozitetin më të madh.

Për të pasur një pasqyrë më të saktë për atë cka po flasim sot, fillimisht duhet theksuar se sipas të dhënave zyrtare nga cenzusi i vitit 2011 përqindja e shqiptarëve në Malin e Zi është 4.91% nga numri i përgjithshëm i popullatës ose përkthyer në numra 30439 shqiptar.

Nga ana tjetër është argumentuar katërciprisht se shqiptarët në Malin e Zi janë faktor shtetformues, faktor stabiliteti, kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar në demokratizimin e Malit të Zi, në proceset e integrimeve Evro-Atlantike, në zhvillimin ekonomik të vendit, në aspektin profesional e kadrovik etj.

Prandaj  një ndër kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi, është që të jenë të integruar plotësisht në të gjitha organet e administratës publike në Malin e Zi, në propocion me numrin e popullatës shqiptare që jeton në këtë shtet.

Shqiptarët në Mal të Zi, duan që përfaqësimi të jetë jo sipërfaqësor sa për të pasqyruar disa të dhënat statistikore, por të jetë thelbësor dhe cilësor në të gjitha organet e administratës publike.

Nga praktikat e deritanishme është verejtur se angazhimi i shqiptareve në organet e ndryshme të administratës është bërë si rezultat i marrveshjeve politike e jo si rezultat i vullnetit apo strategjisë së qeverisë për avancimin e përfaqësimit propocional të pakicës shqiptare në institucionet publike.

Këshilli Kombëtar është i bindur së ndër pjestarët e popullatës shqiptare në Malin e Zi, kemi mjaftushëm burime njerzore të përgatitur profesionalisht në lëmi të ndryshme, të cilët do të mund të mbulonin resore të ndryshme të administratës publike.

Mali i Zi si shtet multi-etnik duhet ta dëshmojë me vepra konkrete se është i gatshëm të ju jap të gjithëve shansin e barabarta për angazhim në administratën publike, sigurisht bazuar në përformancen profesionale dhe duke respektuar edhe përfaqësimin propocional të pakicave etnike.

Përkatësia etnike shqiptare nuk duhet të jetë pengesë për mos pranimin në një pozicion të caktuar në administratën publike, siç edhe kemi pasur raste, të cilat janë kaluar në heshtje.

Hezitimi i deklarimit (fshehja) e përkatësisë etnike në momentet anketimit nga disa të punësuar në administraten publike në institucione të ndryshme, apo mos deklarimit i përkatësisë etnike në momentet e aplikimit për punë, është një fenomen shqetësues i cili vjen si rezultat i bindjeve ose frigës se mund t’i rrezikohet vendi i punës apo mund të mos pranohen në punë në momentin e aplikimit. Mendojmë se ky fenomen mund të ketë qenë njëri nga shkaqet që ka ndikuar në asimilim gradual të shqiptarëve në Mal e Zi.

Për ilustrim mund të përmendim disa raste të shqiptarëve në Komunën e Ulqinit, konkretisht të vendbanimit Braticë, një pjesë e të cilëve me origjinë  nga Shestani- zonë në afërërsi të Krajës ose me shqiptarët e Rozhajës, Plavës, Gucisë dhe Malësisë të punësuar në organe të ndryshme administratës publike të cilët nuk kanë dëshirë të deklarohen për përkatësin e tyre etnike ose deklarohen si pjestar të një etnie më të dominante në Mal të zi si malazez, mysliman, ose boshnjakë.

Edhe pse nuk kemi të dhëna të sakta të publikuara kohën e fundit jemi të bindur se përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, nuk është as i përafërt në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Malin e Zi dhe po ashtu jemi të bindur se përkatësia etnike shqiptare është ende barier për angazhim apo emrim në pozicione drejtuese në organet e administratës publike në Malin e Zi.

  1. GJENDJA AKTUALE

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, siç e theksova më lart nuk posedon të dhena të sakta, të azhornuara së fundmi për përfaqësimin e pakicës shqiptare në organet e administratës publike.

Megjithate kjo duhet të jetë një ndër çështjet prioritare të punës së Këshillit Kombëate, në bashkpunim edhe me institucionet tjera në Malin e Zi, kam parasyshë këtu Ministrinë për të Drejtat e Njëriut dhe Pakicave, Entin për Kuadro të Malit të Zi, më të cilat Këshillat Kombëtare e kanë të nënshkruar memorandumin e bashkëpunimi me të cilin parashihet sigurimi i të dhënave për përfaqësimin e pakicave kombëtare në institucionet e administratës publike në Malin e Zi.

Në mungesë të të dhënave zyrtare, për secilin nga organet e administratës publike në Malin e Zi, jemi detyruar të përdorim të dhëna parciala të publikuara ndër vite për disa nga institucione publike si enti për statistika dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave apo nga organizatat jo qeveritare.

Megjithate Këshilli Kombëtar për ilustrim, është munduar të sigurojë të dhëna nga burime tjera alternative.

Në një publikim të viti 2010 i punuar nga organizatat joqeveritare, si: “Inicijativa mladih za ljudska prava” në bashkpunim me “Fondacija-Institut za otvoreno drustvo-Predstavnistvo Crna Gora”, “ të dhënat këto të siguruara nga Enti për Kuadro i Malit të Zi” vetem për disa nga institucionet publike, ka rezultuar se të punsuar shqiptar në organet e administratës publike kanë qenë 1.55%.

Të dhënat e publikuara në vitin 2011, ka rezultuar se shqiptarët janë të përfaqësuar në organet e administratës publike me 2,80 % (nuk kemi informacion nëse në këto të dhëna a janë përfshirë edhe të punësuarit në sistemin arsimor)

Ndërsa në raportin nga mbledhja e Qeverisë në vitin 2015, ka rezultuar se numri i shqiptarëve të punsuar në organet e administratës publike është 2,51%, pra ka një rënie të lehtë në vend që të avancohet.

Në publikimin e bërë nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qershor të vitit 2016, për përkatësinë etnike të të punësuarve në Policinë e shtetit përqindja e shqiptarëve të punësuar në këtë organ publik rezulton të jetë 1,33% ose thënë me numra nga 3377  që kanë deklaruar përkatësin etnike, 45 prej tyre janë deklaruar shqiptar.

Jemi të bindur se ka raste që në Ministri të ndryshme, apo institucione të larta shtetrore nuk kanë të angazhuar asnjë shqiptar, aq më pak në pozicionet drejtuese.

Kemi parasyshë këtu për shembull: Ministrinë e Kulturës, nese e bëjmë një kërkim të shpejt në ne web faqen e ministrisë, të punësuarve në pozicionet drejtuese vërejmë se nuk ka asnjë shqiptar, e kur e dimë faktin se një pjesë e mirë trashigimisë kulturore në Mal të Zi ndodhet pikërisht në zonat e banuara me shqiptar në Mal të Zi, mos të flasim për bibliotekat në gjuhën shqipe, botimet, aktivitete të ndryshme kulturore që realizohen në këto zona të banuara me shqiptar.

Situatë  e njëjtë mundë të jetë edhe në ministri tjera P.Shembull në Ministrinë e Shëdetësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Financave, Komunikacionit, apo në institucione të rëndësishme publike si:Këshilli për Privatizime dhe Projekte Kapitale, Akademia e Policisë ( në të cilën për herë të parë janë regjistruar 3 student shqiptar në vitin 2015) , Këshillin e Lartë të Drejtesisë ( 1 antarë që nga viti 2016), në Këshillin Kombëtar për Arsim (1 shqiptar i propozuar nga ???? etj.

Gjithësesi për të hequr çdo alibi apo dyshim, duhet një projekt konkrete në sigurimin e të dhënave të sakta për strukturën etnike të të punsuarëve në të gjitha organet e administratës publike në Malin e Zi, për të pasur një pasqyrë të saktë të gjendjes aktuale.

Për ilustrim Këshilli Kombëtar është interesuar të sigurojë të dhëna për situatën e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike në nivel lokal  të Komunës Plavës dhe kanë rezultuar si vijon.

Duhet theksuar se përqindja e shqiptarëve në Komunën e Plavës ështe 9.5% pas shpalljes së Gucisë si Komunë në vete.

Siç e shihni situata paraqitet shqetësuese.

  1. SFIDAT

Duhet ta pranojmë se është një ndër sfidat kryesore dhe me elementare e subjekteve që përfaqësojnë shqiptarët në Malin e Zi, që të punojnë për angazhimin dhe përfaqësimi i tyre në organët e administratës publike në propocion me numrin e popullatës, por gjithashtu është obligim edhe i qeverisë së Malit të Zi si shtet multietnik që të angazhohet për harmonizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në organet e administratës publike.

VI. Çfarë duhët bërë në të ardhmen :

Në përgjithësi duhen vë në levizje të gjitha mekanizmat instutucional që gjendja të ndryshojë në mënyrë thelbësore.

Fillimisht duhet përcaktimit përmes ligjit që organet publike të jenë të detyruara të sigurojnë të dhëna të sakta, në mënyrë periodike (1 apo 3 vjeçare) për strukturen e të punsuarve sipas përkatësisë nacionale.

Ministria për të Drejtat e Njeruit dhe Pakicave në bashkëpunim me Entin për Kuadro të Malit të Zi dhe Këshillat Kombëtare në kuadër të memorandumit të nisin sa më parë një projekt të përbashkët për sigurimin e të dhënave për strukturën e të punësuarve sipas përkatësisë nacionale në të gjitha institucionet publike në Mal të Zi.

Të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare për përfaqësimin e pakicave në organet e administratës publike.

Koordinimi ndër institucional brenda Malit të Zi edhe nën monitorimin e  institucioneve ndërkombëtare që në një afat të caktuar kohorë disa vjeçar, të marrin obligim dhe përgjegjësi të gjitha institucionet publike për ndyshimin e situatës dhe përafrimin e përfaqësimin propocional të shqiptarëve në organanet e administratës publike.

(Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi)

error: Të drejtat e rezervuara !!