Publikohet videoklipi i këngës së Botërorit – Era Istrefit do hapë Botërorin

0
Është publikuar sot videoklipi i këngës zyrtare të Kupës së Botës “Rusia 2018”, e ardhur si bashkëpunim mes Will Smith, Nicky Jam dhe shqiptares Era Istrefi.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren, teksa ajo është dhe pjesa qendrore e këngës.

Kampionati Botëror i futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15 korrik në Rusi.

Kënga  “Live It Up” pritet të jetë hiti më i dëgjuar i verës.

error: Të drejtat e rezervuara !!