Përsëri në Parlament iniciativa për ndryshimin e Ligjit për përdorim të lirë të simboleve kombëtare

0

Është dorëzuar përsëri në Parlamentin e Malit të Zi propozimi për ndryshimin e Ligjit për rregullin dhe qetësinë publike, në mënyrë që të mos ketë dënime për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare.

Deputeti i ”Shqiptarëve të vendosur” Genci Nimanbegu, Ervin Ibrahimoviq (PB) dhe Andrija Vuksanoviq (IQ Kroate) kanë dorëzuar në Kuvend ndryshimin e ligjit ku kërkohet fshirja e dispozites si pas të cilës personat fizik, kërcënohen me gjobë prej 100 deri në 500 euro për shfaqje të flamurit, simbolit apo stemës së një shteti tjeter.

Partitë e pakicave shpjeguan se zbatimi i ligjit në praktikë tregoi se nevojiten ndryshime në lidhje me simbolet kombëtare.

Ky propozim u dorëzua nga Genci Nimanbegu edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por Kuvendi nuk pati shumicën dhe nuk u aprovua pasi nuk u përkrah nga deputeti i koalicionit qeverisës Andrija Popoviq. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!