Njoftim i shoqates “KOJA” Michigan,SHBA

0

MICHIGAN: Me daten 16 nentor 2019 Shoqata atdhetare “KOJA” organizon “Darken e Dyte” të perbashket të kojasve në sallen e kishes së “Shen Palit” në Rochester Hills. Darka fillon në oren 7:00 të mbremjes. Në ketë darke do të kemi mundësinë të takohemi familjarisht dhe të kalojmë çaste të kendëshme  duke u njohur edhe femijet tanë me njëri tjetrin. Pjesë e ketij eventi do të jetë edhe kengëtari i njohur Gezim Nika. Gjithashtu do të na nderojnë me pjesmarrjen e tyre  edhe personalitete të njohura të diaspores dhe nga vëndlindja. Me ketë rast na jepet mundësia të japim kontributin tonë financiar për të ndihmuar bashkëvendasit tonë të Kojes në Malësi, dhe kudo gjënden në nevojë nepër botë. Darka do të jetë e pasur me ushqime dhe me program artistik

Prandaj ju ftojmë të merrni pjesë familjarisht. Të gjithë bashkëkombasit dhe dashamirësit shqiptarë që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të përkrahin Shoqatën “Koja” janë të mirëpritun të jenë pjesë e kesaj darke dhe të kalojmë një mbremje të bukur së bashku.

Hyrja është falas.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin e telefonit  (586)530-4078

Mirësevini

Me nderime  shoqata “KOJA”

error: Të drejtat e rezervuara !!