Gjeloshaj: Do japë krejtë kapacitetin tim që shqiptarët të dalin bashkë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Guci

0

Kryetari Komunës së Tuzi dhe i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në emisionin Fucus në Tv Teuta foli  për zhvillimin e Komunes se Tuzit per 11 muajt e pare andministrim, duke veçuar se kjo komune ka arritur të shlyejë të gjitha obligimet financiare, si ndaj punonjesve, ashtu edhe ndaj obligimeve tjera të nevojshme.

Gjeloshaj poashtu theksoi: “Jemi bërë shembull për bashkim e tani do të jemi edhe shembull për qeverisje të mire”, dhe shtoi se komuna ka buxhet prej 4.5milion euro, ku 55% e tyre do te jene investime kapitale.  Te gjitha mjetet e parashikuara me buxhet jane nga te ardhurat vetanake pa parashikuar ndonje kredi apo shitje te tokes.   

Gjeloshaj foli edhe për dy proceset zgjedhore që i presin shqiptarët në këtë vitë duke theksuar se partitë shqiptare duhe të unifikohën.

Do japë krejt kapacitetin tim që shqiptarët të dalin bashkë në zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në Guci tha Gjeloshaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!