Pepiq: Përshendesim rrëzimim e DPS-it në Tuz, kemi nevojë për mesazhe të paqes dhe bashkimit

0

Sipas sekretarit të këshillit inicues të LQ URA në Tuz Elldin Pepiq, Malit të Zi janë të nevojshme ndryshimet, sepse shtetin duhet ta ndërtojmë si shoqëri civile e mundësive të barabarta për të gjithë.

“Malit të Zi i duhen ndryshimet për shkak se vendin duhet ta ndërtojmë si shoqëri qytetare e mundësive të barabarta për të gjithë. Të gjitha këto vite qëllimi i DPS-it është të nxisë nacionalizëm artificial që të përçaj dhe ti bëj gjërat megalomane e që realisht tërheqin vëmendje nga problemet tona të përbashkëta dhe të shumëta. Për këte, ne kemi për ta hequr regjimin e DPS-it dhe ta dërgojnë atë në opozitë në të gjitha nivelet.

Në këtë rast unë dëshiroj të përgëzoj forumin shqiptar në fitoren e madhe ndaj DPS-it në Tuz. Ata treguan se vetëm uniteti mund të luftojë kundër diktaturës, për këtë ne së bashku duhet të gjejmë një mënyrë për të luftuar dhe ndryshuar një të ardhme më të mirë për Malin e Zi.

Tuzi është dëshmi se DPS-i është duke përjetuar avari të rëndë, sepse në këto zgjedhje edhe pse të parregullta me aferen “zarfi” shantazhe dhe presion ndaj votues e pati rënie prej 4 mandateve. Asgjë më nuk mund të parandalojë rënien e DPS-it këtë e dëshmuan qartë qytetarët e Tuzit. Gjithashtu, i ftoj të gjithë që të kthehen një të ardhme më të mirë, dhe të kaluaren e shëmtuar ta lëm pas. Shqiptarët në Mal të Zi, që i përkas dhe unë, kanë qenë gjithmonë qytetarë besnikë të këtij vendi dhe kështu duhet të jetë gjithmonë “, tha ai Pepiqi.

Në LQ URA konsiderojnë, siç tha ai, se Mali i Zi ka nevojë për “flamuj të dashurisë dhe intensifikimit të paqes dhe bashkimit”.

“URA si alternativë e vërtet me vlera qytetare dhe evropiane, beson se Mali i Zi ka nevojë për flamurin e dashurisë, klithma të paqes dhe unitetit që midis nesh të ndërtojmë ura që na lidhin, të ngrigemi mbi ndarjet për të mbajtur paqe dhe dashuri. Vetëm kështu ne mund të shkojnë përpara. Shqiptarët e Mali të Zi janë qytetarët besnikë. Ne nuk duhet të shkaktojmë ndonjë frikë apo ndarje, të kthehemi të gjithë së bashku asaj se çfarë na bashkon, e kjo është lufta për ndryshim, për një të ardhme më të mirë dhe Malin e Zi Evropian ku të gjithë do të gjejnë vendin e tyre dhe do të jenë të barabartë,”përfundoi Pepiqi.

error: Të drejtat e rezervuara !!