Shqipëri: Dy të infektuar me koronavirus, 28-vjeçari u futë në Shqipëri nga Muriqani

0

Shqipëria konfirmoi të hënën dy rastet e para të infektuar me kronavirus. Ata janë babë e bir nga Tirana.

Ka qenë i biri, një 28-vjeçar me inicialet P.K, ai që ka ardhur nga Italia më 26 shkurt, duke infektuar më pas dhe të atin e tij.

Ministria e Shëndetësisë tha se i riu hyri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, por të dhënat në sistemin TIMS thonë se djali ka hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.

“Rezulton të jetë e kundërta nga çfarë ka deklaruar Ministria. Nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton se qytetari ka hyrë nga pika kufitare e Muriqanit. Pikërisht djali që vinte nga Firence ka hyrë përmes kësaj pike, ndërsa babai mësohet se kishte dalë për ta pritur.

Ndërkohë, pas konfirmimit pozitiv me koronavirus, atë e bir janë shtruar te spitali infektiv ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. 

Babë e bir të moshës 54 dhe 28 vjeç raportohen se janë me origjinë nga Puka por banues në Tiranë.

Koronavirusi mbyll shkollat në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore për shkak të koronavirusit.

Një vendim të tillë  Rama e bëri me dije gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë mëngjesin e sotëm, në një kohë që në Shqipëri u konfimuan dy rastet e para me koronavirus. Sipas kryeministrit, ashtu sikurse është thënë nga ekspertët fëmijët nuk janë të kërcënuar nga koronavirusi, por për shkak të grumbullimit në shkolla ata mund të jenë mbartës dhe e transmetojnë tek të tjerët.


error: Të drejtat e rezervuara !!