Gjukanoviq masat e ndërmarra në Tuz ishin të aryeshme dhe dhanë efekt

0

Nuk kishte, dhe nuk ka asnjë interes më të rëndësishëm sot për Malin e Zi sesa të parandalojë përhapjen e infeksionit koronavirus, të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, dhe siç e shohim po e bëjmë me sukses, dhe shembulli i një sjelljeje efektive dhe të përgjegjshme në rrethanat e dhëna të banorëve të Komunës së Tuzit, na jep të gjithëve inkurajim shtesë dhe paraqetë një shembull shembullor, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq pas takimit me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Më vjen mirë që gjatë vizitës time në Komunën e Tuzit sot kisha mundësi të dëgjoj informacionet nga kryetari Nik Gjeloshaj që situata në Komunën e Tuzit është stabile dhe vërehet se masat e marra në periudhën e kaluar nga institucionet kompetente shëndetësore dhe autoritetet shtetërore dhanë arsyetim të plotë.

Siç e dimë të gjithë, vetëm dhjetë ditë më parë këtu kemi pasur një shpërthim potencial të përhapjes të koronavirusit, por falë masave të marra në kohë nga autoritetet kompetente, falë organizimit të mirë nga Komuna e Tuzit, dhe falë qëndrimit të përgjegjshëm të banorëve të saj, sot dëshmojmë se këto masa jo vetëm që ishin të arsyeshme, por që zbatimi i tyre i përgjegjshëm prodhoi efekte që na bëjnë sot të gjithëve shumë të lumtur dhe të kënaqur, “tha ai./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!