Nazif Cungu vizitoi Komunën e Tuzit

0

Kryetari i Forcës së re Demokratike –FORCA, Nazif Cungu ka vizituar s Komunën e Tuzit, me ç’rast ka biseduar me kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai ka uruar udhëheqësin e re të Komunës me shpresë se do të vazhdojë të veprojë në të mirë të përgjithshme të gjithë qytetarëve të Malësisë.

Cungu është shprehur i gatshëm që me përvojat e veta nga Komuna e Ulqinit, të ndihmojë në punën sa më të suksesshme në Komunën më te re në Mal të Zi, Tuz. Njëkohësisht, bashkërisht është vlerësuar nevoja e komunikimeve sa më të shpeshta mes komunave Tuz dhe Ulqin si dhe me komunat tjera.

error: Të drejtat e rezervuara !!