“Rrezet e para”- përmbledhja me poezi e nxënëses, Merita Dukaj

0

ëtyre ditëve, në botimin e shtëpisë botuese “Fiorentia”, nga Shkodra, doli nga shtypi përmbledhja me poezi “Rrezet e para”, të autores së re nga Malësia, Merita Dukaj, me recensionin e publicistit dhe krijuesit të njohur, Zef Pergega.

Përmbledhja përmban rreth 30 poezi me vargje të zgjedhura, kryesisht nga bankat e shkollës fillore, si dhe disa tekste të publikuara më parë në revista të ndryshme. Merita, është nxënëse e klasës së IX në shkollën fillore “MahmutLekiq”, në Tuz. Nga klasa e parë është nxënëse me sukses shembullor. Që nga bankat e shkollës ka filluar interesimi për krijimtari dhe ka publikuar vargje dhe punime tjera në revista dhe tekste të ndryshme.

Përveç mësimeve të rregullta është adhuruese e leximit të veprave të shumta e, po ashtu, e donë shumë poezinë. Ka shkruar shumë vargje nga mosha e fëmijërisë dhe nga faza e deritashme e shkollimit. E donë shumë gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe mendon të vazhdojë mësimin në gjimnazin e përgjithshëm.

error: Të drejtat e rezervuara !!