Mbi 50 shqiptarë vdiqën nga koronavirusi në SHBA

0

Mbi 50 shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut kanë humbur betejën me virusin ne SHBA.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, shkruan sot se dy prej tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre.

Sipas saj, bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye”- shkruan ajo

error: Të drejtat e rezervuara !!