Kajoshaj: Komuna çdo herë ka reaguar ndaj devastimeve në kanionin e lumit Cem

0

Ditë më parë gjatë shëmbjeve të shkëmbijve në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit u bë devastim, ku një pjesë e shkëmbijve ra në kanjonin e lumit Cem.

Rreth kësaj kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj për Tv Boin tha se punimet janë lëjuar nga Qeveria pa debat publik dhe përgjegjësia kryesore është e Qeverisë dhe ministrive gjegjëse.

Ai tha se komuna e Tuzit me ato mundësi dhe kopetenca që ka, çdo herë ka reaguar dhe policia komunal ka dalë në terren dhe ka bërë proçes verbal, poashtu edhe nga sekletariati për bujqësi dhe zhvillim rural është bërë proçes verbali në terren, grumbullua materiali dhe dërguar institucioneve gjegjëse.

Kajoshaj tha se komuna përsëri do të ndërrmarrë masat e duhura dhe do të informojë dhe të kërkojë nga organet gjegjëse të pastrohet kanjoni i lumit Cem dhe mos të përsëritët një gjë e tillë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!