Zenka:Nuk ekziston ligj ideal, “Ideal janë vetëm shkrimet e Zotit”

0

Ligji për lirinë e feve dhe për pozitën juridike të bashkësive fetare i duhet Malit të Zi, sepse, i përgjigjet kohës dhe rrethanave, ka deklaruar në intervistën për Qendrën PR ministri për të drejtat e pakicave dhe të njeriut Mehmed Zenka .

“Disa vjet me radhë është punuar në këtë Ligj dhe më në fund kemi marr mendim pozitiv të komisionit të Venecias, natyrisht përmes rekomandimeve të caktuara. I kemi bërë të gjitha konsultimet. Shumë ekspertë konsiderojnë se ky Ligj mund të jetë Ligji më liberal nga të gjitha Ligjet për besimet në Evropë.

Është çështje tjetër se përsëri politika përzihet në sjelljen e ndonjë ligji”, ka sqaruar Zenka. Ai konsideron se , edhe kur të miratohet ky Ligj , do të jetë një punë e madhe që ai të zbatohet. Ligj ideal , siç ka theksuar Zenka , nuk ekziston, sepse , “Ideal janë vetëm shkrimet e Zotit”. Ai ,ka theksuar në mungesën e miratimit të Ligjit për partneritetin jetësor të personave të njëjtës gjini , kapitulli 23 nuk mund të përmbyllet. Nëse Mali i Zi synon Evropën, atëherë ky është një segment i cili duhet plotësuar, ka vlerësuar Zenka. Mali i Zi është vend udhëheqës në rajon kur është fjala për respektimin dhe realizimin e të drejtave njerëzore, por ka akoma punë për tu bërë , sidomos kur është fjala për punësimin e personave me invaliditet, edukimin e romëve , luftën kundër dhunës etj, ka theksuar Zenka.

error: Të drejtat e rezervuara !!