SHBA sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor – Pallmer: Mali i Zi vendi më i suksesshëm në rajon

0

Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për punët evropiane dhe të Euro
Azisë dhe i deleguari special i Stejt Departamentit Amerikanë për Ballkanin, Metju Pallmer, ka deklaruar se Mali i Zi është lider dhe vendi më i suksesshëm multi etnikë në rajon, andaj siç ka thënë ai , nuk është rastësi që ky është vendi i parë të cilin e viziton nga marrja e kësaj detyre.

Në bisedimet e zhvilluar me kreun e qeverisë Dushko Markoviq , kryeministri malazezë duke përgëzuar diplomatin amerikanë në detyrën e re e ka përshëndetur emërimin e tij duke vlerësuar se ajo paraqet mundësi reale në përshpejtimin e realizimit të qellimeve tona strategjike si dhe kontribuon në stabilitetin e mbarë rajonit, ka theksuar Markoviq .

Ndërkaq i deleguari special Pallmer ka theksuar se SHBA me emërimin e tij kanë vërtetuar se sërish janë të fokusuara në këtë rajon. Gjatë bisedimeve , po ashtu është konstatuar se procesi i integrimeve euro atlantike të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin e këtij rajoni dhe Evropës në përgjithësi , andaj politikën e zgjerimit  BE duhet ta shoh si politikë strategjike evropiane .

Image result for metju palmer
error: Të drejtat e rezervuara !!