Kryeministri Dushko Markoviq qëndroi sot në Ulqin

0

Kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq i ka rekomanduar udhëheqjes së komunës së Ulqinit se kjo hapësirë duhet të tregojë drejtimet zhvillimore tërë Malit të Zi. Ai sot në Ulqin është takuar me udhëheqjen komunale, në krye me kryetarin Nazif Cungu dhe me kryetarin e Kuvendit komunal Loro Nerekiq.

Ai ka shtuar se Ulqini është territor në të cilin është e mundur të tregohet shumë shpejt se në cilin drejtim duhet të shkojë Mali i Zi kur është fjala për zhvillimin e shtetit. “Nëse arrijmë të implementojmë planin, Ulqini së shpejti mund të bëhet komuna më e pasur e Malit të Zi”, ka theksuar Markoviq.

Gjatë takimit në të cilin kanë marr pjesë edhe ministri për të drejtat e pakicave dhe të njeriut, Mehmed Zenka dhe nënkryetarët e Komunës së Ulqinit Vaso Radoviq, Arian Murati dhe Hatixhe Gjoni, është theksuar se pushteti i koalicionit në Ulqin funksionon shumë mirë dhe falë kësaj gjatë një viti e gjysmë të kaluar nga nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion është iniciuar ose përshpejtuar realizimi i shumë projekteve në këtë komunë. Markoviq lidhur me këtë ka theksuar se është i kënaqur dhe i inkurajuar me mënyrën se si Ulqini i ka caktuar prioritetet e veta. Në takim është përkrahur edhe ideja për ndërtimin e stadiumit në Ulqin, të bulevardit, si dhe të rrugës drejtë Shtojit. Është arritur marrëveshja për themelimin e grupit të ekspertëve i cili do të duhej që me Republikën e Shqipërisë të iniciojë bisedimet për zgjerimin e vendkalimit kufitar Sukobinë-Muriqan.