1.600 nënshkrime për pjesëmarrje në zgjedhje

0

Një nga risitë kryesore në projektligjin për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve është se numri i nënshkrimeve të nevojshme për mbështetje të listave zgjedhore është zvogëluar nga 0.8 përqind në 0.3 përqind në mënyrë që të forcohet pluralizmi politik. Nëse shikohet numri i votuesve të regjisruar me zgjedhjen e re të propozuar nga koalicioni në pushtet, listës zgjedhore për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare i duhen rreth 1.600 nënshkrime mbështetjeje.

Sipas draftit, në të cilin Dan kishte qasje, një nga zgjidhjet është që koalicionet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me listën zgjedhore të paraqesin edhe marrëveshjen e koalicionit me të drejta dhe detyrime të përcaktuara qartë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!