Kelmendi dhe Krasniqi fitojnë medaljet e arta

0

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi është rikthyer fuqishëm pas lëndimit, pasi që ka marrë medaljen e radhës në xhudo.

Majlinda Kelmendi është garuesja e dytë kosovare që e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Uzbekistanit, shkruan Zeri.info.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në finale zviceranen Evelyne Tschopp për ta fituar të artën pasi ishte e argjendtë në Grand Prix Abu Dhabi së fundmi.

Më heret sot xhudistja  Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë, në finale për medaljen e artë ka mundur xhudisten nga Hungaria, Eva Csernoviczki.

 

error: Të drejtat e rezervuara !!