Kombëtarja Shqiptare me fanella të reja në Euro 2016

0

Kombëtarja Shqiptare po përgatitet për përfaqësimin historik në Kampionatin Europian. Për pjesëmarrjen në evenimentin e verës së ardhshme në Francë, Kombëtarja pritet të përfaqësohet me një imazh të ri, duke nisur nga fanella.

Ishte pikërisht kjo një prej pikave të diskutimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Objektivi është përgatitja e një koleksioni të veçantë, me dizajn të personalizuar dhe unik për ekipin kuqezi, që do të shërbejë si imazh i veçantë i Shqipërisë në Euro 2016, por edhe në kualifikueset e Botërorit 2018.

Projekti fitues sipas informacioneve nga FSHF-ja do të shpallet në muajin janar të vitit 2016.

Synimi është sigurimi i një projekti që përveçse cilësor të jetë edhe afatgjatë. Adidas, sponsori aktual i Kombëtares është një prej kandidatëve, me federatën që është në procesin e rinegocimit të marrëveshjes.Tjetër kompani prestigjoze është edhe Puma. Përveçse është sponsor i përfaqësueses italiane në Euro 2016, kjo markë ka përgatitur fanellat e Zvicrës, Republikës Çeke dhe skuadrës së Austrisë.

Mes kompanive që kanë shfaqur interes janë edhe tre italiane. Bëhet fjalë për Lotto, me seli në Trevizo,Errea është një kompani e krijuar në vitin 1988 me seli në Parma dhe Macron në anën tjetër u krijua në vitin 1971.

error: Të drejtat e rezervuara !!