Gegaj: Miratimi i Ligjit, sjell liri të plotë për përdorimin e simboleve nacionale

0

Anëtari i këshillit qëndror të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Nikollë Gegaj tha në një bisedë për gazetën Pobjeda se është mirë që, ndryshe nga disa parti tjera, partitë politike shqiptare e përjetojnë Malin e Zi si shtëpinë e tyre. Ai miratimin e Ligjit mbi simbolet nacionale e konsideroi si zgjidhje të mirë që sjell liri të plotë për përdorim të simboleve nacionale.

PDS nuk do të ndërhyjë se në cilën mënyrë partitë e pakicave do të performojnë në zgjedhjet parlamentare. Sigurisht, në jetën politike, koalicionet formohen kur ekzistojnë interesa politike, ”tha Gegaj, duke komentuar mudsinë që partitë shqiptare të dalin bashkë në zgjedhje.

“Sigurisht, në jetën politike, koalicionet formohen kur ekzistojnë interesa politike. Është mirë që, për dallim nga disa parti tjera, partitë politike shqiptare e përjetojnë Malin e Zi si shtëpinë e tyre dhe nënshtrojnë interesin e tyre politik për të, “tha Gegaj.

Ai për kërkesën e partive shqiptare për mandate të garantuara, tha se PDS është e gatshme të respektoi të gjitha kërkesat e partive të pakicave që janë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe demokratike.

Gegaj tha se miratimi i ligjit në Kuvend mbi simbolet nacionale është një zgjidhje ligjore demokratike dhe cilësore, që sjell liri të plotë për përdorim të simboleve nacionale.

Mali i Zi edhe me këtë ligjë e ka demonstruar se po ndërton një shoqëri të barabartë duke respektuar të gjitha standardeve evropiane, tha mes tjerash Gegaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!