Mali i Zi në dyshim, të çojë apo jo ushtarë në Irak?

0

Ministria e jashtme e Malit të Zi ka dënuar veprimet e fundit iraniane kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit në Irak që kanë vënë në rrezik jetën e partnerëve dhe aleatëve malazezë.

“Paqja dhe stabiliteti nuk mund të mbizotërojnë në Lindjen e Mesme për sa kohë që shohim dhunë të vazhdueshme, trazira, urrejtje dhe luftë. Na vjen keq që Irani ka deklaruar qëllimin e tij për të vazhduar ambiciet bërthamore, duke kontribuar në paqëndrueshmërinë rajonale”, tha Ministria e Jashtme malazeze.

Por nga ana tjetër, ministri malazez i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq, tha se është ende herët të vendoset nëse ushtarët malazezë do të jenë pjesë e misionit të NATO-s në Irak.

“Ministria e Mbrojtjes po monitoron situatën në Lindjen e Mesme në dritën e përshkallëzimit të tensioneve ditët e fundit. Nëse ushtarët malazezë do të jenë pjesë e një misioni të NATO-s në Irak, do të varet nga pozicioni i NATO-s për të ardhmen e këtij misioni, si dhe nga vlerësimi ynë i situatës së sigurisë. kur dhe nëse ndonjë ushtarak malazez do të përfshihet në një mision në Irak”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë, duke komentuar këtë qëndrin dyzues të Malit të Zi, anëtari i fundit i Aleancës Atlantike, Edëard Joseph, një profesor në Universitetin Johns Hopkins, beson se Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, nëse ka njoftuar përfshirjen e ushtarëve malazez në një mision të NATO-s në Irak, duhet të ndjekë atë vendim.

error: Të drejtat e rezervuara !!