Zenka: Në fokus respektimi i të drejtave të njeriut

0

Politika e qeverisë është e përqendruar në mosdiskriminim dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të pakicave, tha ministri Mehemed Zenka.

Zenka tha se në lidhje me këtë janë miratuar disa ligje të rëndësishme, që rrjedhin nga detyrimet e Ministrisë, siç është ligji kundër diskriminimit, ligji për simbolet kombëtare, ligji për të drejtat e pakicave, ai për liritë fetare si dhe është verifikuar ligji për martesat brenda të njëjtës gjini. Ai gjithashtu rikujtoi se Qeveria në vitin 2019 ka ndarë 1.5 milionë euro për financimin e projekteve që mbulojnë 5 sektorët e kësaj ministrie. Poashtu edhe për vitin 2020 janë të parapara 1 milion euro tha Zenka.

Deklarata e Ministrit Zenka në gjuhën malazeze



error: Të drejtat e rezervuara !!