BE vlerëson ekonomin shqiptare: Rritje e madhe gjatë 2018 (Video)

0

Raporti i Komisionit Evropian e vlerëson Shqipërinë me rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon në dy vitet në vijim sikundër konfirmon rënien e borxhit publik.

Komisioni Evropian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë.

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një analizë të këtij raporti tha se lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

error: Të drejtat e rezervuara !!