Marrëveshje Bashkpunimi mes KKSH -së në Mal të Zi dhe KKSH-së në Preshevë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginen e Preshevës, Ragmi Mustafa nenshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, për çështjet me interes të përbashket me fokus ruajtjen e identitetit kombetar te shqiptareve ne te dy shtetet.

Ne si komb, për një kohë të gjatë kemi jetuar në një shtet dhe në të njëjtin sistem politik, kështu që edhe sfidat për ruajtjen dhe avancimin e çështjes kombetare po thuaj se i kemi të njejta, me perjashtime të vogla.

 Në bazë të marrëveshjes do të mundësojmë shkëmbimin e pervojave të mira në vendet respektive, në perpjekjet për ruajtjen e gjuhës, trashigimisë kulturore, bashkepunim për çështjet e arsimin në gjuhën amtare në të gjitha nivelet, media dhe informimi në gjuhën shqipe, përpjekjet për realizimin e projekteve të përbashketa ndërkufitare nga fondet e BE-së etj.

Ruajtjen e identitetit kombëtar e kemi amanetë dhe duhet t’a kemi prioritetë çdo ditë të jetës tonë”, deklaroi kryetari i KKSH-së, Faik Nika.

Fotografia e Faik Nika
error: Të drejtat e rezervuara !!