Nënkryetari i Parlamentit, Genci Nimanbegu me bashkëpuntorët vizituan Komunën e Tuzit-Malësisë

0

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu së bashku me bashkëpuntorët qëndruan për vizite pune në Komunën e Tuzit, ku u priten nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj dhe Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Më poshtë mund të lexoni kumtesën për opinion të Genci Nimanbegu:

Sot, së bashku me z. Nikollë Berisha dhe z. Ardijan Mavriq vizituam udhëheqjen e Komunës së Tuzit. Shpreha kënaqësinë për fillimin e punës së Komunës më të re në Malin e Zi – komunës së Tuzit – Malësisë, që e vlerësoj si njërën nga fitoret e mëdha të veprimtarisë së koalicionit »Shqiptarët të vendosur«.

Përndryshe, Komuna e Tuzit ishte aktive deri në vitin 1957, kur me reformën e administratës lokale e humbi këtë status. Organizimet e para për rikthimin e statusit të komunës datojnë që pas viteve të nëntëdhjeta, por premtimet e para për Komunë të plotë nga pushteti u dhanë shumë para pavarësimit të Malit të Zi. Statuse të ndryshme që iu dhanë kësaj komunë, si Komunë urbane, Komunë në kuadër të kryeqytetit ishin për Malësinë – Tuzin vetëm zvarritje e proceseve, të mos them humbje kohe dhe energjie politike, e që u përmbyllën me ligjin e miratuar në prill të vitit 2017, për të hyrë në fuqi më 1. 09. 2018.

Në bisedën miqësore dhe të hapur me kryetarin e komunës, z. Nik Gjeloshaj dhe kryetarin e kuvendit, z. Fadil Kajoshaj më njoftuan me hapat e parë në krijimin e strukturave administrative komunale, si dhe me sfidat që i presin gjatë konstituimit të plotë të këtyre strukturave.

Me këtë rast shpreha gatishmërinë time të plotë për ndihmë të çfarëdoshme në avancimit dhe përparimin e kësaj komunë, që, sipas të gjitha resurseve të veta ka mundësi të bëhet komunë e zhvilluar e Malit të Zi.

error: Të drejtat e rezervuara !!