2 GISHT MJALT vjen në Tuz

0

Filmi më i kërkuar në të gjitha trojet shqiptare vjen me premierë edhe në Tuz. Të diel me 12 maj në ora 21:00.

Një film përtej pritshmërive, me të qeshura pa fund dhe skena që do t’ju përfshijnë të gjithëve.

Në rolin kryesor kemi dy personazhe shumë të njohura për mbarë opinionin shqiptar Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata si dhe aktorët e njohur shqiptar si Koço Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Konda etj.

Çmimi i biletës për premierë është 5 euro.

Filmi do të jepet edhe të hënën me 13 maj në terminet : Ora 17:00 dhe 21:00. Çmimi i biletës për natën e dytë është 4 euro.

Biletat do të shiten tek hyrja e QKI “Malësia” në Tuz para shfaqjes së filmit.

Mbas afro 35 viteve prej se është ndërpre shfaqja e filmave dhe mbyll kinemaja në Tuz rikthehet programi filmik edhe ata me filmin më të kërkuar shqiptar të momentit, film i cili ka thyer të gjitha rekordet e shitjes së biletave nëpër kinematë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë. Muaji maj në QKI “Malësia” do të jetë muaji i provës ku do të shfaqim edhe filma të tjerë shqiptar dhe të tjerë.

Ju mirëpresim.

QKI Malesia

Fotografia e Qki Malesia Kic Malesija
error: Të drejtat e rezervuara !!