Kercenon Thaçi: Luft mund të ketë, por territori i Kosovës nuk preket (Video)

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve të Kosovës, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ndërsa ai kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Presidenti Hashim Thaçi siguroi se nuk do të lejojë kurrë që të preket territori i Kosovës.

“Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”, u shpreh ai. “Askush zyrtarisht nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Spërska“, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Thaçi sulmon ish-kryeministrin  Berisha

Korrigjimi i kufijve të Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës janë dy terma që kanë ndarë në dy kampe politikën në Shqipëri dhe Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka sulmuar ashpër ish-Kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka akuzuar atë si “Argat të Beogradit”.

“Mëkate të mëdha” ka bërë Berisha, tha Presidenti Thaçi, duke iu referuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa sa i përket qëndrimit që mban Sali Berisha duke kundërshtuar shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, Presidenti Thaçi e konsideron ish-Kryeministrin shqiptar “gërmadhë të politikës”.

error: Të drejtat e rezervuara !!