E pyesin Gjukanoviqin: Vuçiqi apo Thaçi?

0

Mundësia e Ballkanit Perëndimor është në integrimet në BE dhe pa të nuk ka zhvillim ekonomik dhe demokratik, tha presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq për TV BN.

I pyetur nëse ai dëgjohet më shumë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq apo presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Gjukanoviq u përgjigj:

“Me Vuçiqin, shumë më shpesh”.

Ai tha se janë biseda miqësore.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, Gjukanoviq thotë se ato nuk janë ftohur, por se nuk janë si më parë.

Sa i përket njohjes së Kosovës, Gjukanoviq tha se vendimi u mor nga shteti sovran i Malit të Zi bazuar në vlerësimin mbi interesat rajonale.

error: Të drejtat e rezervuara !!