Nga nesër fillon dorëzimi i listave zgjedhore

0

Dorëzimi i listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor të shtetit do të fillojë nesër , kurse për verifikimin e listave zgjedhore kërkohet që ato të jenë të përkrahura me nënshkrimet e 4 mijë e 261 votuesve , është kumtuar nga Qendra për tranzicionin demokrtik –CDT.

Kryetarja kësaj qendre, Milica Kovaçeviq , ka theksuar se për vërtetimin e listave të partive të popujve pakicë kërkohet përkrahja me së paku një mijë nënshkrime të votuesve, kurse për listat e bashkësive të cilat janë nën 2% nga numri i përgjithshëm i banorëve kërkohet mbështetje me nënshkrim e së paku 300 zgjedhësve.

error: Të drejtat e rezervuara !!