Çunmulaj: Apel për t’a ruajtur mjedisin

0

APEL PUBLIK!

Qytetarë të nderuar,

Me këtë rast deshiroj që të apeloj dhe të kërkoj nga qytetarët e Malësisë në vetëdijësim në spektrin e ruajtjes së mjedisit dhe të shëndetit, duke mos hedhur mbetje në vende të papërshtatshme dhe të pa parapara për ato, si dhe njëkohësisht të kërkoj raportimin e fenomeneve të tilla tek Policia Komunale e Tuzit, në menyrë që të merren masat adekuate drejt shmangjes së përsëritjes së papërgjegjshmerisë së individëve që rrezikojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tonë me veprime të tilla.

Hedhja e mbeturinave dhe grumbullimi i tyre jashtë vendeve të parapara për atë është e paligjshme, dhe çdo shkelës ligjor do të gjobitet në pajtim me ligjin!

Ekipi i Policisë Komunale ka evidentuar lokacionet ku është bërë deponimi i paligjshëm, si dhe kemi marrë masat për pastrimin e tyre duke i paraqitur rastet konkrete tek ndermarrja “Pastrimi”.

Siç jeni të informuar Policia Komunale e Tuzit ka filluar me punën e vet, ndonëse sherbimet e Komunaleve akoma nuk kanë kaluar në kompetencat e Komunës tonë, jemi të detyruar që punën tonë ta kryejmë me mjetet e disponuashme nëpërmjet ndermarrjeve të kryeqytetit, në rastin konkret ndermarrjes “Pastrimi”.

Të ruajmë mjedisin tonë, raporto parregullsitë!

Kryeshef i policisë komunale,
Rexhep Çunmulaj

error: Të drejtat e rezervuara !!