Gjokaj: Po zhvillohen punimet në rregullimin e shtratit të Urrelës te Ubla e Mileshit

0

Falë mbështetjes së udhëheqësisë së Komunës së Tuzit dhe angazhimit të këshilltarëve vazhdojnë aktivitetet në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë te Ubla e Mileshit, njofton përmes facebook Enis Gjokaj këshilltari i UDSH-së në Kuvendin e Tuzit.

Gjokaj thekson se Malësia po merrë pamjen që meriton.

Më herët te Ubla e Mileshit janë ndërrmarë disa punimet në mënyrë që ti kthehet funksioni që kishte dikur.


error: Të drejtat e rezervuara !!