Si i rezistuan 750 shqiptarë nga Mali i Zi ushtrisë serbe në 1991 (Video)

0

30 vite më parë tek shqiptarët e Malit të Zi u rrezikua të përsëritej masakra e Tivarit të vitit 1945 kur mbi 4 mijë shqiptarë u vranë nga serbët.

Rreth 750 të rinj nga zona e Anës së Malit, Ulqinit dhe disa fshatra të tjerë me shqiptarë në Malin e Zi kur ishte ende pjesë e Jugosllavisë u mblodhën në majën e Sutormanit nga ish-ushtria e Millosheviçit duke qëndruar të mobilizuar për luftë ose siç njihen rezervistët.

Ata bënë një nga qëndresat e para ndaj ushtrisë së armatosur serbe edhe pse u rrezikohej jeta. Të rinjtë u dërguan në Sutorman, të parmatosur dhe pa ushqimet e mjaftueshme, ndryshe nga ushtarët serb e malazez.

Mëngjesin e njërës prej ditëve komandanti i dha urdhër se duhej të shkonin në kufirin e Bosnjes për të luftuar ndaj Kroacisë por të rinjtë shqiptar nuk e pranuan këtë urdhër sepse e dinin se ishte një kurth që ata të mos ktheheshin më të gjallë. Edhe pse me dokumente të zhdukura kjo ngjarje e Sutormanit 1991 u përkujtua pas 30 vitesh në kino sallën e fshatit Katërkollë në Malin Zi.

Një nga dëshmitarët e asaj ngjarje, Haxhi Sulejmani tregon se si nuk zbatuan urdhërin e komandantit për të shkuar në luftë gjoja ndaj kroatëve në kufirin e Bosnjes sepse e kishin kuptuar se ishte një skenar për të mos u kthyer më të gjallë.

Në njërën anë ushtria serbo-malazeze e ish-Jugosllavisë kishte rrethuar djemtë shqiptarë rezervistë ndërsa në anën tjetër nga të gjithë fshatrat ishin mbledhur prindërit dhe të afërmit e tyre por në mes i ndante kordoni i ushtrisë. Një nga prindërit e asokohe Ethem Behari i cili mbajti një fjalim para komandantit dhe ushtarëve serb tregon se ishin të gatshëm për të vdekur dhe një episod nga fjalimi i tij..

“Nëse s’jam si prind, jam si vëlla dhe nëse vëllai im do të vdesë këtu atëherë komandant do ta fus plumbin ballit dhe do të gjej edhe nëse fshihesh në vrimën e miut”.
Autori i këtij dokumentari Hajredin Zeneli, njëkohësh ish rezervist në Sutorman 1991 thotë se ajo ngjarje është e paharrueshme për ata që e përjetuan..

Për shumë vite me radhë ngjarja e Sutormanit 1991 nuk ka guxuar të përmendet nga shqiptarët në Malin e Zi edhe pasi malazezët u shkëputen nga ish-federata jugosllave për shkak të presioneve dhe perskucionit që vijoi për shumë vite. Edhe sot shqiptarët në Malin e Zi nuk e kanë pozitën që ata meritojnë për shkak të politikave diskriminuese ndonëse kanë kaluar 30 vite.

error: Të drejtat e rezervuara !!