Mbrëmje e çmendur, 14 gola në ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës

0

Shkëlqen Kombëtarja Shqiptare, triumfon përballë Isalndës

Fotografia e Albanische Nationalmannschaft

Kombëtarja Shqiptare ka triumfuar në “Elbasan Arena” me rezultatin 4 me 2 përballë Islandës.

Në ndryshim nga ndeshja me Francen, Kombëtarja Shqiptare shfaqi një tjetër fytyrë ku dominoi takimin. Në pjesën e parë ishte Demarku ai që shënoi pas një harkim të Memushajt, duke i dhënë avantazhin Kombëtares.

Me fillimin e të dytës, islandezët barazuan me Sirguson, por nuk zgjati shumë dhe kapiteni Hysaj shënoi golin e dytë.Por kur dukej se cdo gjë po fliste në favor të kuqezinjeve, Sigthorson barazoi shifrat ne 2 me 2.
Por kur shënonte minuta e 79, Roshi i sapofutur në fushën e lojes kaloi kuqezinjtë në avantazh, të cilët nuk u ndalën me kaq. Në të 82 minutë Cikalleshi shënoi golin e 4 duke vulosur kështu edhe shifrat përfundimtare.

Me këtë fitore, Kombëtarja Shqiptare ka rritur shpresat për kualifikueset e Euro2020.

ANGLIA MUND KOSOVËN, PARAQITJE DINJITOZE E “DARDANËVE”

Fotografia e Albanische Nationalmannschaft

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në këto eliminator nga Anglia me rezultat 5-3.

Kosova në ndeshjen e sontme kundër Anglisë nuk është dorëzuar për asnjë moment përballë emrave si Harry Kane apo Raheem Sterling dhe Sancho.

As përfundimi i pjesës së parë me rezultat 5 me 1 nuk i zbrapsi “Dardanët”.

Madje as autogoli i Mërgim Vojvodës nuk i zhgënjeu.

Në pjesë e dytë djemtë tanë treguan “dinjitet dhe krenari”.

Fotografia e Albanische Nationalmannschaft
error: Të drejtat e rezervuara !!