Në Mal të Zi alkooli më i shtrenjtë në Ballkan

0

Pijet alkoolike në vendet evropiane më së shtrenjti kushtojnë në Islandë dhe më së liri në Maqedonin Veriore dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregojnë të dhënat e Eurostat. Kur bëhet fjalë për rajonin – alkooli kushton më së shtrenjti në Mal të Zi.

Midis 28 vendeve antare të BE-së çmimet më të shtrenjta të alkoolit paguajnë qytetarët e Finlandës, derisa çmimi më i lirë vazhdon të jetë në Bullgari dhe Rumani, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2018.

Në nivel të gjithë Evropës, përfshirë vendet jo antare të BE-së, çmimet më të ulëta për pije alkoolike u regjistruan në Maqedoninë Veriore dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa më të larta në Islandë dhe Norvegji.

Në vendet e rajonit, çmimet më të larta për pije alkoolike paguajnë qytetarët e Malit të Zi past të Kroacisë, të ndjekur nga Shqipëria, Sllovenia dhe Serbia./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!