Ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa vizitojë Komunën e Ulqinit

0

Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq priti në kabinetin e tijë ambasadorin e Kosovës në Malë të Zi Ylber Hysën.

Kryetari Nrekiq përgëzojë ambasadorin Hysa për postin e ri duke nënvizuar dhe mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve të sapo mbajtura në Kosovë, ku parasegjithash udhëheqësit e partive treguan frymë demokratike duke e pranuar menjëherë rezultatin zgjedhor me çka treguan rrespekt ndaj elektoratit dhe institucioneve.

Abasadori Hysa fillimisht falenderoi kryetarin Nrekiq për pritjen dhe i përcolli  përshëndetjet e autoriteteve kosovare, më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët me theks në mundësit e krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim.

Në takim u vlerësuan lartë marrëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe u shqyrtuan mundësitë për thithjen e  mjeteve nga Bashkimi Evropian dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Takimi ishte i frytshëm dhe shumë miqësorë.Ishte konstatim i përbashët që takime të tilla janë të domosdoshme dhe të dobishme.

error: Të drejtat e rezervuara !!