Dresheviq debuton me Kosovën, i lumtur për fitoren

0

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren e sontme përballë Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka arritur ta mposhtë Gjibraltarin me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi futbollisti i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka folur edhe futbollisti nga Tuzi, i cili debutoi me Kosovën Ibrahim Dresheviq, i cili thotë se ishte një ndeshje e veçantë për të.

“Ishte ndeshje e veçantë për mua, ishte ndeshja e parë. Këtë e kam pritur gjatë”, tha fillimisht Dresheviç për SS Kosova.

“Edhe për ekipin ishte ndeshje e mirë. është e vështorë të luhet kundër skuadrave si këto”, vlerësoi futbollisti i Herenveenit.

Në pyetjen se a pret që të luajë ndaj Malit te Zi ai deklaroi: “Është vendim i trajnerit”.

error: Të drejtat e rezervuara !!