Mungesa e Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Askush nuk është i përjashtuar, i presim në takimin tjetër

0

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk ju bashkuan takimit të Novi Sadit, në të cilin morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që synon krijimin e një “Shengeni Ballkanik”.

Në konferencën e përbashkët me Aleksandar Vuçiqin dhe Zoran Zaevin, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se të trija shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të mirëpritura në takimin e radhës që do të zhvillohet më 10 nëntor në Ohër.

“Nuk janë absolutisht as të përjashtuar dhe as të vendosur në një korsi tjetër. Janë të mirëpritur qysh në takimin tjetër që të na bashkohen dhe ne jemi në dispozicion. Kam dëgjuar shumë kritika të cilat nuk sjellin alternativa, por nisen nga ‘status quo’-ja dhe nga e shkuara”.

Rama-Vuçiq-Zaev shtrëngojnë duart: Nuk do presim Bashkimin Evropian, s’jemi prioritet i tyre

Edi Rama, Alekandar Vuçiq dhe Zoran Zaev u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve. Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara agjendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioritieti i tyrë është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar garantoi se në bashkëpunimin midis tre shteteve nuk ka asgjë të panjohur nga çfarë është diskutuar më parë edhe me shtetet e tjera të rajonit.

error: Të drejtat e rezervuara !!