Mali i Zi dhe BeH me qëndrim zyrtar në dhjetor për “Mini-Shengenin”, Kosova kundër

0

Liderët e Ballkanit Perëndimor zhviluan një takim rajonal në Ohër ku diskutuan për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në eliminimin e të gjitha pengesave për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Në takim kanë marrë pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Liderët rajonalë gjithashtu kanë mbajtur edhe një seancë plenare me përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE), Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se Ballkani modern është ëndërr e qytetarëve, duke shtuar se takimi ka për qëllim që të mundësojë jetë më të mirë për qytetarët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Plani i veprimit parasheh funksionim të plotë të kufijve tanë, 24 orë dhe 7 ditë në javë. Mundëson lëvizje të plotë me karta identiteti të të gjithë qytetarëve të këtij rajoni. Mundëson kushte që nënkuptojnë qarkullim të shpejtë të kamionëve, kur ata kalojnë në vendkalimet tona kufitare. Mundëson plan të veprimit me qëllim final njohjen e ndërsjellë të të gjitha dokumenteve nga pjesa e agjencive të ushqimit dhe veterinarisë”, tha mes tjerash Zaev, duke shtuar se kjo është iniciativë e parë që ndërmerret nga vetë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se për shtetin e tij kjo është iniciativë shumë e rëndësishme, duke shtuar se për një kohë të shkurtër kanë arritur të arrijnë pajtim për çështje shumë të rëndësishme.

“Kur do të vendosim kujdestari të inspektimit fitosanitar dhe veterinar në vendkalimet tona kufitare, kur do të mundësojmë qarkullim më të shpejtë të kamionëve, sot përfaqësuesit nga Banka Botërore na thanë se vetëm në vendkalimet kufitare përkatëse mes vendeve, kursimi i përgjithshëm do të jetë 229 milionë euro. Vetëm për këtë shembull për marrëveshjen e vogël që e kemi arritur, shikoni se sa do të kursejnë qytetrët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ideja e kësaj iniciative nuk është të ndajë Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se kjo është iniciativë e vendeve të rajonit dhe se institucionet ndërkombëtare ishin të ftuar, e jo ftues. Ai foli edhe për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kosova në takim, duke theksuar se këtë veprim nuk e sheh të arsyeshëm.

“As se gjej dot interesin, as se gjej dot përfitimin nga rikthimi vite e vite të largëta më parë, kësaj radhe jo me mospranim, po me vetëpërjashtim. Bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i 4 lirive të BE-së në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën, nuk do të thotë as se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim”, tha Rama, duke paralajmëruar takimin e radhës që do të mbahet në dhjetor në Durrës dhe duke shpresuar që në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paraprakisht informoi se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit, duke u shprehur se nuk dëshiron që ta zëvendësojë perspektivën euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, tha se vendi i tij nuk ka marrë pjesë në përgatitjen dhe prezantimin e kësaj iniciative dhe se nuk ka konsensus dhe qëndrim përfundimtar.

“Të takohemi më shpesh dhe në mënyrë më efektive në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke pasur parasysh që BeH nuk mori pjesë në përgatitjen e kësaj nisme, unë u thashë kolegëve të mi se ne nuk kemi një qëndrim të caktuar për këtë iniciativë. BeH duhet të njoftohet me këtë iniciativë, modeletet në bazë të të cilave do të hiqen pengesat doganore. Sipas kësaj BeH do të merr pozicionin e saj përfundimtar pasi t’i analizojë të gjitha gjërat në përputhje me procedurat tona”-tha Zvizdiq.

Mendim të ngjashëm kishte edhe ministrja për Ekonomi e Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

“Mali i Zi është vendi që është më afër se të gjitha vendet e rajonit për sa i përket qëllimit për tu anëtarësuar në BE. Ne gjithashtu jemi nënshkruese të CEFTA-s. Secila iniciativë duhet të shihet për sa i përket përfitimeve të qytetarëve dhe nëse e përshpejton rrugën tonë drejt BE-së. Është një mundësi e mirë për të folur më shumë rreth kësaj në takimin e radhës në Durrës”-tha Sekuliq.

Kryeministri Zoran Zaev ishte nikoqir i takimit trilateral të liderëve nga Ballkani Perëndimor që u mbajt sot në Ohër. Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.

Zaev, Rama dhe Vuçiç përcaktojnë përparësitë për bashkëpunimin rajonal

Rezultat slika za Zaev, Rama vucic razgovarali

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, nënshkruan një deklaratë në Ohër me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Kjo deklaratë me një listë të përparësive dhe masave vjen pas takimit të tyre të mëparshëm të përbashkët në Novi Sad.

Në zemër të deklaratës është bashkëpunimi, angazhimi i përbashkët dhe eliminimi i të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si një kontribut për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit në arritjen e një qëllimi të përbashkët përfundimtar – anëtarësimin e plotë në BE.

“Angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në bazë të një deklarate të miratuar bashkërisht pritet në pikat e kalimit kufitar, përveç kontrolleve të përbashkëta doganore, do të ketë bashkëpunim të përbashkët për kontrollet fitosanitare, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në të tre vendet vetëm me kartat e identitetit”, thuhet në deklaratën e zyrës për shtyp të Zaev.

“Deklarata shpall mundësinë e tregut të hapur dhe qasje në iniciativat e biznesit në të gjithë rajonin, pavarësisht se ku janë vendosur ndërmarrjet, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inkurajimin e potencialit të përgjithshëm të rritjes. Kjo iniciativë hap mundësi të mëdha për të rinjtë të lidhen me reputacionin e modelit evropian të zbatimit të standardeve të BE-së me synimin e përparimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe transformimit të përgjithshëm demokratik”, deklarohet më tej.

Thaçi godet “Mini-Shengenin”: pengon perspektivën europiane, Kosova jashtë tij

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është F3FB40BE-BAC3-43FA-88A9-CCD1EE61A5D3_w1023_r1_s.jpg
Shkruani titullin…

Sot në Ohër, mbahet takimi i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, një takim që është vazhdimësi e takimit të 10 tetorit që u mbajt në Novi Sad për krijimin e një “Shengeni” ballkanik ndërmjet Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e së dielës janë ftuar edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se ka refuzuar pjesëmarrjen për disa arsye: “së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.



error: Të drejtat e rezervuara !!